Showbiz

Fituesja më e vogël në Bet Awards nuk kishte kush të ishte tjetër veç saj

Fituesja më e vogël në Bet Awards nuk kishte kush të ishte

Bet Awards u mbajt këtë vit online për shkak të koronavirusit dhe përveç yjeve një çmim e mori edhe Blue Ivy, vajza e Beyonce-s dhe Jay Z.

8-vjeçarja është më e vogla që mban një çmim në Bet Awards dhe iu dha për këngën “Brown Skin Girl” bashkëpunim me Wizkid dhe Saint Jhn.

Blue Ivy mund të bëhet ç`të dojë në jetë, por nëse zgjedh artin, rrugën e ka të shtruar.

Bet Aëards është një ceremoni që ndan çmime dhe jep vlerësime për artistët, sportistët dhe jo vetëm, që janë pjesë e minoriteteve ose njerëz me ngjyrë.

Edhe Beyonce mori një çmim, atë të “Humanitarian Award”. Ajo krijoi BeyGood, nismë që testimin falas ndaj COVID-19 për afro-amerikanët, jep bursa për studentët dhe ndihmon në sektorë të tjerë.

*Burimi Hollywood Reporter