Showbiz

Fjalët prekëse të Chrissy Teigen pas humbjes së shtatzënisë: E gjej veten shpesh duke qarë

Fjalët prekëse të Chrissy Teigen pas humbjes së

Chrissy Teigen ka shkruar një ese prekëse për humbjen e shtatzënisë së saj.

Modelja 34-vjeçare u diagnostikua me një shkëputje të pjesshme të placentës 20 javë pas shtatzënisë së saj që pati një fund tragjik për të.

"Unë gjithmonë kam patur probleme me placentën", tregon ajo. "Unë u detyrova të lind Miles një muaj më herët, sepse stomaku i tij nuk po merrte ushqim të mjaftueshëm nga placenta ime. Ne e monitoruam atë nga afër, duke shpresuar që gjërat të shëroheshin dhe të ndaleshin".

Fjalët prekëse të Chrissy Teigen pas humbjes së

Tiegen shkruan për humbjen e Jack dhe tregon me detaje se “Jack mezi ishte në gjendje të lëvizte përreth. Unë mund të shtrihesha në shpinë dhe t'i ndjeja krahët dhe këmbët e tij nga jashtë barkut tim".

Autores së Cravings iu tha se djali i saj i vogël "nuk do të mbijetonte" pavarësisht transfuzioneve të gjakut. "Ishte koha për të thënë lamtumirë", kujton ajo.

"Unë qava pak në fillim, nuk isha në gjendje të merrja frymë nga trishtimi i thellë që ndjeja”, shkruan ajo. “Edhe kur e shkruaj këtë tani, unë mund të ndiej të njëjtën dhimbje… Trishtim të plotë”.

Fjalët prekëse të Chrissy Teigen pas humbjes së

Ajo dhe bashkëshorti i saj John Legend mbajtën në krahë të voglin për ti thënë "lamtumira private". Teigen shton se “i kërkova infermierëve të më tregonin duart dhe këmbët e tij, dhe i puthja vazhdimisht dhe pa pushim. Nuk kam ide kur u ndala. Mund të ishin 10 minuta ose një orë”.

Në lidhje me komentet pas publikimit të fotove, modelja shprehet se e ka bërë këtë vetëm për njerëzit që kanë kaluar diçka të tillë.

“Unë e kam jetuar këtë gjë dhe kam zgjedhur të ndaj fotot për njerëzit që i kanë jetuar këto momente ose janë mjaft kuriozë të pyesin se si është diçka e tillë. Këto foto janë vetëm për njerëzit që kanë nevojë për to. Mendimet e të tjerëve nuk kanë rëndësi për mua”.

Fjalët prekëse të Chrissy Teigen pas humbjes së

Tashmë që është në shtëpi me bashkëshortin e saj Legend dhe fëmijët e tyre Luna dhe Miles, ajo tregon se shpesh e gjen veten "duke qarë rastësisht" dhe duke “mbytur” fëmijët e saj "me dashuri".

Ajo ka pçublikuar një foto të saj me familjen dhe shkruan se "hiri i Jack është në një kuti të vogël, duke pritur të futet në tokën e një peme në shtëpinë tonë të re, atë që morëm me dhomën e tij në mendje. Njerëzit thonë se një përvojë si kjo krijon një vrimë në zemrër. Një vrimë sigurisht që u bë, por ishte e mbushur me dashurinë e diçkaje që unë e doja aq shumë. Nuk ndihet bosh kjo hapësirë. Ndihet e plotë ”.

Pas humbjes së çiftit, Teigen zbuloi emrin që ata kishin zgjedhur, duke shkruar përmes Instagram: "Ne kurrë nuk vendosnim për emrat e foshnjave tona deri në momentin që lindnin. Por këtë herë për ndonjë arsye, kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim, Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack punoi aq shumë për të qenë pjesë e familjes tonë të vogël dhe ai do të jetë, përgjithmonë".