Showbiz

Fjalia që shkatërroi marrëdhënien e Selena Gomez me shoqen që i dhuroi veshkën

Fjalia që shkatërroi marrëdhënien e Selena Gomez me shoqen

As Selena dhe as Francia Raisa nuk kanë treguar arsyen e vërtetë pse miqësia e tyre u prish. Francia ishte shoqja më e mirë e saj, aq sa i dhuroi veshkën.

Disa thashetheme thanë se vajzat nuk flasin më pasi Francia pranoi një shumë të majme nga Selena. Me pak fjalë nuk ishte një akt dhurimi, por shitjeje.

Babai i Francias në një intervistë për mediat fajëson për ftohjen e vajzave: famën, glamurin dhe paratë.

Po gjithsesi vulën e shkatërrimit të marrëdhënies e vuri pija.

"Nuk ta dhashë veshkën për ta dëmtuar atë", i ka thënë Selenës Francia.

Kjo ishte fjalia që siç duket e bëri Selenën të ndihet keq.