Showbiz

Fjalimi emocionues i Taylor Swift para studentëve: Mësoni të jeni të përulur!

Fjalimi emocionues i Taylor Swift para studentëve: Mësoni të jeni

Në një prej ditëve më të rëndësishme të saj, teksa mori titullin Honoris Causa, nga Universiteti i Nju Jorkut, ylli i muzikës botërore, Taylor Swift, e cila më parë ka treguar se e ëndërron një vlerësim të tillë, ka bërë rrëfimin e saj të jetës në ceremoninë e diplomimit të studentëve të 3 viteve të fundit.

Pasi mori vlerësimin e saj, Swift u ngjit në podium për të mbajtur një fjalim 20-minutësh ku tregoi jo pak nga përvoja e saj personale, por dhe këshilla drejtuar të rinjve të sapodiplomuar se si “të bësh gabime është e pashmangshme”.

“Herën e fundit që isha në një stadium të kësaj madhësie po kërceja me taka dhe kisha veshur një triko me shkëlqim. Kjo veshje është shumë më komode,” rrëfeu Swift, duke iu referuar këngës së saj hit të vitit 1989.

Duke pranuar se ajo kurrë nuk kishte një përvojë normale të kolegjit, Swift ndau disa nga momentet më të mira të jetës së saj.

Fjalimi emocionues i Taylor Swift para studentëve: Mësoni të jeni

“Jeta mund të jetë e rëndë, veçanërisht nëse përpiqeni ta mbani të gjithë peshën menjëherë. Një pjesë e rritjes dhe kalimit në kapituj të rinj të jetës suaj ka të bëjë me të qenit i çlirët,” tha ajo.

“Së dyti, mësoni të jeni të përulur! Unë pata një fazë ku, gjatë gjithë vitit 2012 u vesha si një shtëpiake e viteve ‘50. Por e dini çfarë? Po argëtohesha.”

Superylli gjithashtu reflektoi mbi ngritjen e saj në yll, duke kujtuar dhe paralajmërimet e më të vjetërve të industrisë muzikore dhe medias.

“Më jepnin mesazhin se nëse nuk bëja asnjë gabim, të gjithë fëmijët e Amerikës do rriteshin me idenë e të qenit engjëj të përsosur”, tha ajo. “E nëse do të rrëshqisja, do gaboja diku, e gjithë "bota do të shembej” dhe do të ishte tërësisht faji im”, kujtoi ai.

Swift i këshilloi të diplomuarit të ndiqnin instinktet e tyre të brendshme edhe përballë frikës.

“Ju do ta shkelni ndonjëherë, sikurse unë. Dhe kur ta bëni, me shumë mundësi do të lexoni për të në internet. Gjëra të vështira do të na ndodhin. Do të mësojmë prej tyre. Do të bëhemi më elastikë për shkak të tyre.”

Më pas ajo e përfundoi fjalimin e saj në një mënyrë të vërtetë Swift: “Shpresoj që ju e dini sa krenare jam që e ndaj këtë ditë me ju. Ne po e bëjmë këtë së bashku. Pra, le të vazhdojmë të kërcejmë sikur të jemi ... klasa e 2022.”

Swift vlerësohet si një nga artistet më të suksesshme të gjeneratës së saj, e vetmja artiste femër që ka fituar albumin e vitit tre herë në Grammy dhe po ashtu e vetmja artiste solo në këtë shekull që ka arritur me tre albume në vendin e parë në një vit.