Showbiz

Fjolla Morina fotografohet me vajzën në banesën në Kukës, ku po kalon arrestin shtëpiak

Fjolla Morina fotografohet me vajzën në banesën në

Mediat kanë publikuar disa foto të këngëtares Fjolla Morina nga banesa ku është vendosur në Kukës, pas masës "arrest shtëpie" që iu vendos nga Gjykata, pasi iu gjet një pistoletë dhe 23 fishekë ndërsa tentonte të kalonte kufirin për në Shqipëri.

Fotografitë tregojnë momentin kur Fjolla qëndron pranë dritares, ndërsa shihet me celular në dorë.

Fjolla Morina fotografohet me vajzën në banesën në

Pamja e saj është shumë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në rrjetin social të këngëtares, kur shfaqej gjithmonë e kuruar. Pranë Fjollës duket edhe vajza e saj e vogël, Alyah, e cila është arsyeja pse këngëtarja i shpëtoi qelisë së burgut.

Fjolla Morina fotografohet me vajzën në banesën në

Ndërsa për veprimin e saj Fjolla rrezikon deri në 20 vite burg, Gjykata caktoi masën ‘arrest shtëpie’, që është apeluar nga këngëtarja e cila kërkon lirinë në Apel. Lidhur me armën Fjolla u shpreh se i ishte dhuruar nga një mik në Gjermani, i cili nuk jeton më.

Ndërkohë dy djemtë me të cilët udhëtonte, shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla, ndodhen në masën e sigurisë ‘arrest me burg’. Ky i fundit sipas “Gazeta Shqiptare” është mashkulli që i bën dhuratat luksoze këngëtares, së fundmi një makinë.