Showbiz

Floriana Garo në Tiranë për t’ju bashkuar politikës

Floriana Garo në Tiranë për t’ju bashkuar politikës

Ish prezantuesja e Klan, pas shkëputjes për disa vite në Gjenevë ku ka krijuar familjen e saj dhe është nënë e dy fëmijëve, ndodhet në Tiranë dhe jo për pushime.

Floriana Garo në Tiranë për t’ju bashkuar politikës

Kthimin në Tiranës Floriana Garo e paralajmëroi në një intervistë në janar të 2021-shit për albinfo ku tha: “Në një formë ose në një tjetër, do të kthehem në vëmendje të publikut”.

Zërat thonë se ajo do të jetë pjesë e fushatës së Lulzim Bashës. Nuk është hera e parë që emri i Floriana Garos është përmendur për përfshirjen në politikë. Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës pati zëra se ajo do të kandidonte në listën e qarkut të Tiranës, por ishte vetë ajo që përgenjështroi lajmin.

Në intervista të ndryshme nga ekranet shqiptare, ish prezantuesja ka folur me rezerva ndaj qeverisë së Edi Ramës.

“E shoh me një politikë-bërje shumë problematike që e dëmton çdo ditë e më shumë popullin. Një sistem të korruptuar që vetëm do t’i shfrytëzojë njerëzit në maksimum, e me njerëz të lodhur që janë të pafuqishëm për të luftuar për veten dhe të drejtat e tyre. E shoh me një dëshirë të zjarrtë të bëj diçka për ta ndihmuar situatën të ndryshojë. Zvicra më ka bërë të mendoj kështu, pasi bëj krahasimin. Këtu populli ka rëndësi, atje jo”, ka thënë ajo në intervistën e disa muajve më parë.

Nuk dihet nëse këtë radhë, Floriana Garon do e shohim si pjesë të fushatës krah Lulzim Bashës apo ndoshta edhe kandidate për deputete në Tiranë. Presim listat zyrtare të kandidatëve.

*Tiranapost.al.