Showbiz

Foto/ Chrissy Teigen humbet fëmijën: I kishim vënë dhe emrin

Foto/ Chrissy Teigen humbet fëmijën: I kishim vënë dhe emrin

Prej disa ditësh modelja Chrissy Teigen po qëndronte në shtrat dhe ishte në rrezik aborti. Dicka që nuk e shmangi dot pavarësisht përpjekjeve që bëri.

Foto/ Chrissy Teigen humbet fëmijën: I kishim vënë dhe emrin

Foto/ Chrissy Teigen humbet fëmijën: I kishim vënë dhe emrin

"Ne jemi të tronditur dhe kemi një lloj dhimbje të thellë që nuk e kemi ndjerë kurrë më parë. Nuk ishim në gjendje të ndalonim gjakderdhjen dhe t'i jepnim foshnjës sonë lëngjet që i duheshin, pavarësisht transfuzioneve të gjakut.

Thjesht nuk mjaftonte.

Kurrë nuk kemi vendosur për emrat e foshnjave tona deri në momentin e fundit pasi kanë lindur. Cuditërisht kishim filluar ta quanim këtë djalë të vogël në barkun tim Jack. Kështu që ai do të jetë gjithmonë Jack për ne. Jack luftoi aq shumë që të ishte pjesë e familjes tonë të vogël, dhe do të jetë, përgjithmonë.

Për Jack-un tonë - Më vjen shumë keq që momentet e para të jetës u përballe me kaq shumë komplikime. Ne do të të duam gjithmonë.

Faleminderit të gjithë atyre që na kanë dërguar energji pozitive dhe lutje. Ne e ndiejmë të gjithë dashurinë tuaj dhe ju vlerësojmë vërtet.

Jemi kaq mirënjohës për jetën që kemi, për foshnjat tona të mrekullueshme Luna dhe Miles, për të gjitha gjërat mahnitëse që kemi mundur të përjetojmë. Por e përditshmja nuk mund të jetë plot diell. Në këtë ditë të errët, do të pikëllohemi, do të qajmë. Por do të përqafojmë dhe duam më shumë njëri-tjetrin dhe do ta kalojmë këtë", shkruan Chrissy.