Showbiz

Foto/ Inva Mula shfaqet në publik me bashkëshortin pas shumë kohësh

Foto/ Inva Mula shfaqet në publik me bashkëshortin pas shumë

Në shumë nga eventet dhe organizimet ku sopranoja e njohur Inva Mula merr pjesë shfaqet me vajzën e saj, Ninën.

Mjaftojmë të kujtojmë daljen e saj së fundmi në sfilatën për Joni Pecin, koncertin e bamirësisë mbajtur vitin e kaluar apo edhe vizitën tek disa nga njerëzit e prekur nga tërmeti, për të dhënë ndihmën e saj modeste.

Foto/ Inva Mula shfaqet në publik me bashkëshortin pas shumë

Por sot ka qenë bashkëshorti Ethemi, që e ka shoqëruar sopranon në një ditë të vecantë për babanë e saj, kompozitorin e njohur Avni Mula. 

Aq shumë kohë mund të ketë që nuk janë shfaqur bashkë, sa mund të kishin nisur edhe thashethemet nëpër media për ndonjë ndarje të mundshme. Por jo!

Foto/ Inva Mula shfaqet në publik me bashkëshortin pas shumë

Pas shumë kohësh që nuk i kishim parë bashkë, Inva dhe Ethemi ishin në ceremoninë e përurimit të sallës së koncerteve që mban emrin “Avni Mula” dhe që ndodhet në shkollën 9-vjeçare të muzikës “Servete Maçi”.

Foto/ Inva Mula shfaqet në publik me bashkëshortin pas shumë

Lexo më shumë: