Showbiz

Foto/ Kanye West i bën unfollow Kim-it nga Instagrami

Foto/ Kanye West i bën unfollow Kim-it nga Instagrami

Fansat e Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vënë re një detaj, që reperi e ka bërë unfollow ish gruan e tij Kim Kardashian në Instagram. Çifti njoftoi se do të divorcohen në muajin shkurt, por ata gjatë kësaj periudhe kanë qëndruar miq dhe kanë mbështetur njëri tjetrin, të paktën nga ana e Kim, siç e tregoi kur reperi Lancoi albumin e tij të fundit.

Foto/ Kanye West i bën unfollow Kim-it nga Instagrami

Megjithatë, duket se Kanye 44 vjeç ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në raportin mes tyre. Nga ana tjetër, Kim aktualisht e ndjek ish bashkëshortin e saj dhe babanë e katër fëmijëve, në Instagram. Kanye West ndjek shumë personazhe të njohur e deri tek faqet e veshjeve online si Fashion Nova.

Foto/ Kanye West i bën unfollow Kim-it nga Instagrami

Heqja e Kim nga follow, vjen vetëm pak javë pasi u aludua se reperi i Jesus Walk e kishte tradhtuar Kim gjatë martesës dhe këtë e zbulonte në këngën e albumit të ri, Donda. Sipas tekstit të këngës, reperi e kishte tradhtuar Kim pas lindjes së fëmijës së dytë të çiftit, Saint.

Sipas Page Six, reperi ka dëshmuar të vërtetën në këngën e tij, duke fajësuar veten për prishjen e martesës dhe marrjen e përgjegjësive.

Kohët e fundit u raportua se dyshja ranë dakord që Kim të mbante rezidencën ikonike të ish -çiftit Hidden Hills, që katër fëmijët e tyre vajzat North, shtatë dhe Çikago, tre vjeç si dhe djemtë Saint, pesë, dhe Psalm, një vjeç të qëndrojnë aty pranë familjarëve të tjerë.

Foto/ Kanye West i bën unfollow Kim-it nga Instagrami

Kim dhe Kanye u martuan më 24 maj të vitit 2014, me një ceremoni luksoze të mbajtur në Firence të Italisë.

*Artikulli i Metro, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.