Fotot dhe detajet e dasmës J.Lo i ndan në portalin e saj
Nëse një martesë e famshme ndodh në Vegas dhe paparacët nuk janë atje, a ka ndodhur vërtet?
E Bennifer ka ndodhur. Ishte J.Lo që I zbuloi detajet dhe nuk la asnjë vend për thashetheme dhe aludime, pasi çdo informacion e publikoi në portalin që vetë ka krijuar, në “On the J.Lo”.
View this post on Instagram
Siç tregon, qëndroi në radhë me katër çifte të tjera dhe mezi arriti në kishë në kohë.
Të pestë fëmijët e tyre ishin dëshmitarë. Për fustan zgjodhi një nga një film i vjetër dhe Ben mori gjuthashtu një xhaketë që i ndodhej në dollap. Lexuan betimet dhe shkëmbyen më pas unazat. Ja, J.Lo mori këtë rrethin që ka në dorë.
Jennifer e quajti atë 'dasma më e mirë e mundshme që mund të kishim imagjinuar'.
“Rrini gjatë dhe ndoshta prisni për momentin më të mirë të jetës tuaj, por mund të vijë në një udhëtim në Las Vegas, në orën dymbëdhjetë e gjysmë të mëngjesit në tunelin e dashurisë, me fëmijët tuaj dhe me atë me të cilin do të kaloni përgjithmonë jetën”, ka shkruar ajo.
“Dashuria është një gjë e mrekullueshme, ndoshta gjëja më e mirë dhe ia vlen të presësh për të. Me dashuri”, e mbyll shkrimin Jennifer që në fund nënshkroi me mbiemrin e ri, atë të burrit.