Showbiz

Fotot e paparacëve që lindën dyshimet për një romancë mes Bradley Cooper dhe Jennifer Garner

Fotot  e paparacëve që lindën dyshimet për një

Vetëm pak ditë pasi u mësua në media se Jennifer Garner i dha fund lidhjes me të dashurin e tij, po qarkullojnë disa foto ku aktorja shfaqet me Bradley Cooper.

Në fotot e realizuar nga paparazzi në plazhin e Malibu-së, dy aktorët janë edhe me Lea De Seine Shayk Cooper, vajza e Bradley-t me Irina Shayk.

Fotot  e paparacëve që lindën dyshimet për një

Një burim tha për TMZ se Garner është ndarë nga i dashuri John Miller, ndërkohë që burime për Page Six thonë se “mes tyre dy aktorëve nuk po ndodh asnjë romancë. Ata janë miq dhe kështu kanë qenë gjithmonë”.

Sipas mediave amerikane, Jennifer Garner u nda nga i dashuri John Miller sepse ky i fundit ishte gati për martesë, ndërsa ajo jo.

Fotot  e paparacëve që lindën dyshimet për një

Pavarësisht se këto foto nuk mund të tregojnë asgjë më shumë sesa thjesht miqësi, ato kanë treguar me kalimin e viteve se sa rëndësi ka secili për njëri-tjetrin.

Fotot  e paparacëve që lindën dyshimet për një

“E ftova në shtëpi dhe i përgatita një darkë. Ende ia përgatis. Ka diçka te njerëzit që janë të njëjtë edhe kur janë të suksesshëm dhe kur dështojnë që na bën t’i duam. Unë e njoh zemrën dhe stomakun e Bradley Cooper. Bradley, çfarë po ndodh tani me ty është një gëzim për të gjithë ata që të njohin, veçanërisht për ata që të njohin që prej fillimit. Je i mirëpritur në tryezën time në çdo kohë”, tha në 2018-n Jennifer, kur aktori u nderua në American Cinematheque Awards.

Ajo tregoi se ishte një nga njerëzit e parë që Cooper kishte takuar në Hollywood.

Fotot  e paparacëve që lindën dyshimet për një