Showbiz

Fotot e reja të David Beckham me vajzën po konsiderohen të papërshtatshme

Fotot e reja të David Beckham me vajzën po konsiderohen të

David Beckham përjetoi një moment prekës me vajzën e tij, Harper, teksa ndoqën një ndeshje futbolli në Miami të shtunën. Pavarësisht momenteve të tyre të këndshme së bashkë si baba-bijë, shumë njerëz patën mendime të ndryshme për gjuhën e trupit të tyre.

Fotot e reja të David Beckham me vajzën po konsiderohen të

Gjatë gjithë ndeshjes, David përqafonte vajzën dhe ajo atë. Aty pranë ishte edhe Victoria e cila dukej e fokusuar tek loja. Ajo që ndau në dysh njerëzit ishte afrimiteti i David me vajzën. Disa shkruanin: Sa me fat duhet të ndihet Harper që është vajza e vetme mes tre djemve dhe ka gjithë vëmendjen e babait. Të tjerë, jo për herë të parë në fakt, gjykuan afrimitetin mes tyre.

Fotot e reja të David Beckham me vajzën po konsiderohen të

“Harper është 12 vjeç tani, jepi asaj pak hapësirë”.

“Beckham duhet të kuptojë që vajza e tij po rritet shpejt. Ai nuk mund ta përqafojë atë në të njëjtën mënyrë siç bënte kur ajo ishte 5 vjeç”.

Fotot e reja të David Beckham me vajzën po konsiderohen të

“Këto foto janë krejt të papërshtatshme”, shkruanin të tjerë.

Fotot e reja të David Beckham me vajzën po konsiderohen të

David është gjykuar edhe më herët për puthjet në buzë që shkëmben me vajzën e saj, komente të cilave nuk ua ka vënë kurrë veshin.