Showbiz

‘Friends’ nisin xhirimet, por jo ashtu si e kishin ëndërruar

‘Friends’ nisin xhirimet, por jo ashtu si e kishin

Xhirimet e shumëpritura të “Friends” do të fillojnë në gusht. Grupi i Jennifer Aniston, Matt Le-Blanc, Courtney Cox, Matthew Perry dhe David Schimmer do jenë vetëm me grupin e punës. Audienca që zakonisht mblidhet në raste xhirimesh është e ndaluar për shkak të koronavirusit.

Shfaqja do të jetë një përzierje intervistash dhe skeçesh. Fillimisht gjithë stafi do të testohet për Covid-19 dhe në fund do karantinohen.

Ylli i serialit Jen tregoi disa ditë më parë se gjatë izolimit nuk kishte dalë nga shtëpia për 3 javë pasi ishte fiksuar për ta pastruar dhe dezinfektuar në çdo moment.

Kështu që xhirimet do zhvillohen në ditë të jashtëzakonshme dhe shumë ndryshe nga ç`e kishin imagjinuar.

*Burimi Screenrant