Friends të shqetësuar për Matt LeBlanc: Nuk është më si më parë
Matt LeBlanc, i njohur gjerësisht për rolin e Joey Tribbiani në serialin ikonik Friends, ka shqetësuar miqtë e tij aktorë me paraqitjen e tij të fundit. Ndërkohë që aktori tenton të mbajë një profil të ulët në mediat sociale dhe në publik, së fundmi është parë me vajzën e tij, ku dukej mjaft i rraskapitur.
Postimi i fundit në llogarinë e tij në rrjetet sociale ishte ai për të nderuar aktorin e ndjerë dhe mikun e tij, Matthew Perry.
Burime pranë tij, zbuluan se ndërsa aktori dikur ishte në humor të mirë dhe bënte shaka, kohët e fundit ai nuk është më i tillë.
Miqtë dhe kolegët e tij mundohen ta ndihmojnë dhe bëjnë plane për të dalë, por Matt “është i fokusuar në punët e tij, pa treguar interes të vërtetë për t'u shoqëruar”.
I njëjti burim thekson se “Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow dhe David Schwimmer thjesht duan që ta shohin të buzëqeshë si më parë”. Që kur u njoftua vdekja e Matthew Perry, ata vazhdojnë të jetojnë në një gjendje shoku: “Tragjedia e fundit u ka kujtuar atyre se sa e shkurtër dhe e çmuar është jeta”.
Matthew Perry dhe Matt LeBlanc ndanë një lidhje të fortë miqësie si në ekran ashtu edhe jashtë ekranit.