Fustani manifest i Chiara Ferragnit në Sanremo që do frymëzojë gratë

Chiara Ferragni zgjodhi të prezantohej në festivalin e Sanremos me një fustan që përcjell një mesazh për të gjitha gratë dhe vajzat: Mendo e lirë!
Në rrjetet sociale, ajo e përcaktoi veshjen natës së parë të Sanremos si një manifest i cili padyshim do frymëzojë çdo grua që të ndihet e lirë.
Maria Grazia Chiuri, drejtoreshë kreative e Dior, shpesh ka lançuar mesazhe feministe përmes veshjeve të saj. E s’kishte si të ndodhte ndryshe edhe këtë herë!
Ideja lindi nga një bisedë nga dyshja artistike Fulvia Carnevale dhe Claire Fontaine dhe rezultati ishte ky krijim i mrekullueshëm bardh e zi.
“Mendo e lirë” dëshiron të shtyjë të gjitha gratë të ndihen të lira të dalin nga roli që u imponon shoqëria. Me pak fjalë, një simbol i vërtetë i luftës kundër patriarkalizmit, një dedikim për gratë që thjesht duan të ndihen si vetvetja pa u gjykuar.