Showbiz

Fytyrën e kam si ma ka bërë Zoti. Shtatzënia po ma ndryshon

Fytyrën e kam si ma ka bërë Zoti. Shtatzënia po ma ndryshon

Gigi Hadid ka dhënë një intervistë të shkurtër, teksa grimohej në një lidhje live në rrjete sociale. Supermodelja ka folur pak për shtatzëninë dhe ndryshimet që i ka sjellë në fytyrë. Tashmë, rreth muajit të gjashtë, faqet i janë mbushur dhe rrumbullakosur më tepër.

Megjithatë shton se mirëpret çdo ndryshim që do i vijë si pasojë e shtatzënisë. Si dhe sqaron edhe njëherë se fytyra e saj është e njëjta që fëmijë e deri tani (me përjashtim të efekteve të bebit).

“Njerëzit mendojnë se unë i jap formë faqeve, por në të vërtetë i kam ashtu. Nëse shikoni fotot e mia kur kam qenë fëmijë, do e shihni se jam njëjtë që nga lindja. Po ashtu njerëzit mendojnë se unë bëj mbushës në fytyrë dhe kjo është arsyeja se përse kam një fytyrë të rrumbullakët. Unë e kam pasur këtë që kur kam lindur”, tha ajo që shtoi në fund: “Jam e lumtur që fytyrën e kam si ma ka bërë Zoti.


Gigi është izoluar në fermën e familjes me të gjithë bashkë përfshirë është partnerin, babain e fëmijës së saj, ish-yllin e One Direction, Zayn Malik.