Showbiz

Gabimi i madh i Kim Kardashian! Kështu e quan stilisti i ikonës Monroe shfaqjen në Met Gala

Gabimi i madh i Kim Kardashian! Kështu e quan stilisti i ikonës Monroe

“Askush tjetër nuk duhet të shfaqej në atë fustan.” Kështu mendon stilisti legjendar i kostumeve, Bob Mackie, për fustanin e Marilyn Monroe, të cilin Kim Kardashian e veshi në Met Gala 2022.

Kostumografi 82-vjeçar, i cili skicoi fustanin “Happy Birthday, Mr. President” të aktores ikonë të Hollivudit dha një vlerësim kritik të riveshjes së zhurmshme të fustanit nga ylli i The Kardashians.

“Mendoj se ishte një gabim i madh,” i tha Mackie gazetës Entertainment Weekly.

"[Marilyn] ishte një perëndeshë. Një perëndeshë e çmendur, por një perëndeshë. Ajo ishte thjesht përrallore. Dhe kjo ishte bërë për të. Ishte krijuar për të," argumentoi ai.

Dizajneri legjendar i kostumeve e bëri dizajnin në vitin 1962 për Jean Louis, i cili modeloi fustanin e njohur që Monroe veshi në mbrëmjen e presidentit të atëhershëm John F. Kennedy për ditëlindjen e tij të 45-të. Monroe vdiq më pak se tre muaj më vonë.

Për t'u përshtatur me fustanin, Kardashian, humbi 16 kilogramë në tre javë pasi veshja – e cila iu dorëzua për herë të parë me avion privat nga Muzeu Ripley’s Believe It or Not në Orlando, Florida – fillimisht nuk i përshtatej dhe nuk mund të ndryshohej.

Komentet e Mackie pasojnë reagime të ngjashme nga historianët të cilët thonë se momenti “Marilyn” i Kardashian në Met Gala ishte një mungesë respekti ndaj integritetit të fustanit dhe historisë së tij të paçmuar.

Dr. Justine De Young, profesoreshë e historisë së modës në Institutin e Teknologjisë së Modës, tha se një pjesë e tillë ikonë e historisë amerikane nuk duhet të vihet në rrezik dëmtimi, vetëm për një nxitje egoje dhe fotografim.

Historiani dhe koleksionisti i Monroe Scott Fortner tha se, “kur Marilyn do performonte në mbrëmjen gala të ditëlindjes së Presidentit John F. Kennedy, ajo kontaktoi Louis dhe i tha: "Unë dua që ju të dizajnoni një fustan të vërtetë historik, një fustan verbues që është unik. Ajo kërkoi që të ishte një fustan që vetëm Marilyn Monroe mund të vishte”.