Gati për sezonin e tretë të "Bridgerton"? Gjithçka që duhet të dish

Jeni gati për sezonin e tretë të "Bridgerton"? Ndyshe nga radha në libër, sezoni i treti i serialit do të ndjekë historinë e dashurisë së Penelope dhe Colin.
Episodet e reja do të përshkruajnë një romancë të re midis dy miqve.
Për çfarë flet sezoni 3 i Bridgerton?
Ndërsa dy sezonet e para ndoqën historinë e Daphne Bridgerton (Phoebe Dynevor) dhe djalit të madh, Anthony (Jonathan Bailey) - sezoni i tretë ndjek Colin.
Fansat e serialit e kujtojnë mirë sa e shkatërruar u ndje Penelope në fund të sezonit të dytë kur dëgjoi Colin t`i thoshte një grupi bashkëmoshatarësh të tij se ai kurrë nuk do të ishin i asaj.
Në fillim të sezonit të tretë do të shfaqet Penelope e cila ka hequr totalisht dorë nga Colin.
Ajo ka vendosur se është koha që ajo të gjejë një burrë, 'mundësisht një burrë që do t'i sigurojë asaj pavarësi të mjaftueshme për të vazhduar jetën e saj të dyfishtë si Lady ëhistledoën'.
Megjithatë, përpjekjet e saj për t'u martuar nuk shkojnë saktësisht sipas planit. Në një përpjekje për të rivendosur miqësinë e tyre, Colin ofrohet të veprojë si një mentor për Penelope, duke e ndihmuar atë të rrisë vetëbesimin e saj në mënyrë që të ndihmojë përpjekjen e saj për të gjetur një partner. Por mësimet, me sa duket, 'fillojnë të punojnë në favorin e tyre', dhe ai shpejt e gjen veten duke pyetur nëse ndjenjat e tij për Penelopen janë vërtet platonike.
Sezoni i parë kishte të bënte me pasionin, sezoni i dytë kishte të bënte me dëshirën dhe sezoni i tretë me romancën.
Kush është në kastin e sezonit 3 të Bridgerton?
Ashtu si Nicola dhe Luke, një mori fytyrash të njohura do të ripërsërisin rolet e tyre, me Jonathan Bailey dhe Simone Ashley që do të kthehen si Anthony Bridgerton dhe Kate Sharma, tani Vikontesha Bridgerton.
Claudia Jessie dhe Luke Thompson do të rikthehen si Eloise dhe Benedikt, me Ruth Gemmel që do të rikthehet si nëna e tyre në ekran Lady Violet Bridgerton.
A nuk kthehet ndonjë pjesëtar i kastit?
Phoebe Dynevor, e cila luajti Daphne Bridgerton në sezonin një dhe dy të serialit, ka konfirmuar se nuk do të shfaqet këtë herë. Phoebe tha se gjithsesi është e emocionuar që do ta shikojë nga ekrani.
Kur do të shfaqet?
Ende nuk ka një datë, por mendohet se do të jetë në Netflix në fund të këtij viti.