Showbiz

Gazetari Piers Morgan nuk i ndahet Meghan-it: Të gjitha arsyet pse edhe 1 muaj pas intervistës vazhdoj të mos i besoj

Gazetari Piers Morgan nuk i ndahet Meghan-it: Të gjitha arsyet pse edhe 1

Piers Morgan nuk dorëzohet. Pas largimit nga programi i tij ku lëshoi një deklaratë të konsideruar fyese ndaj Meghan i qëndron besnik bindjes së tij për të mos i besuar asaj.

Në një intervistë për Fox News ai besoj se 17 nga pohimet apo pikat kyçe të rrëfimit të çiftit tek Oprah janë në rastin më të mirë të ekzagjeruara, kurse në rastin më të keq, mashtrime.

“Që kur kam parë intervistën, ka kaluar një muaj dhe e kam thelluar bindjen time që detajet e rrëfimit të tyre, ose janë të ekzagjeruara, ose të pavërteta, ose të paprovueshme. Përse nuk mund të më lejohej mua të mos i besoja. Nëse unë them që nuk i besoj Meghan-it, përse duhet të konsiderohem racist? Minimumi duhet ta kem këtë të drejtë”, thotë Morgan.

Pikat kryesore të Morgan nxjerr në intervistën e tij:

Meghan duhet të zbulojë se kush ia mohoi përkujdesin shëndetësor, mendor kur ajo donte të vetëvritej.

Ne nuk e dimë kontekstin e bisedës që Meghan pretendon se ka ndodhur në familje për ngjyrën e lëkurës së Archie-t.

Morgan kujtoi se i vetmi anëtar i familjes mbretërore që duhej të kërkonte falje për të qenit racist ishte Harry kur përdori një turp me ngjyrë për të përshkruar një ushtar pakistanez në vitin 2006.

Morgan u bën thirrje kompanive, por edhe televizioneve të mos u kushtojnë rëndësi e të mos bëjnë biznes duke shkatërruar familje.

Për sa i takon punës që humbi në television për shkak të komentit për Meghan, Morgan tha:

“Ndihem shumë i zemëruar për këtë fakt dhe shumë i hidhëruar. Kam parë miqtë e mi, si Sharon Osborne, që u hoqën nga puna se më mbrojtën mua, mua që qenkam një racist. Kam parë Don Lemon në CNN, djalin që ulet në zyrën time të vjetër, të cilin mendoja se e kisha mik, por që në fakt në emisionin e tij tha se unë kisha kryer një akt racizmi duke mos besuar dikë. Të mos kesh besim tek dikush është racizëm? Si një taksapagues britanik, i cili paguan për jetesën e familjes mbretërore, do të doja të dija, në fakt, nëse ka një racist të vërtetë brenda pallatit”, thotë Morgan.

*Artikulli i Daily Mail u përshtat në shqip nga Tiranapost.al