Showbiz

Gazetari që kritikoi Meghan-in thotë: Më kanë ardhur mesazhe falenderimi nga anëtarë të familjes mbretërore

Gazetari që kritikoi Meghan-in thotë: Më kanë ardhur mesazhe

Seriali vazhdon. Piers Morgan, gazetari që kritikoi hapur Meghan Markle dhe tha që nuk e beson rrëfimin e saj tek Oprah ka folur sërish.

Morgan ka treguar se ka marrë disa mesazhe falenderimi nga anëtarë të familjes mbretërore, por nuk preferon të përmendë emra.

“Më kanë ardhur mesazhe falenderimi nga familja mbretërore”.

Morgan u largua nga puna pasi gjatë programin të tij “Good Morning Britain” tha se nuk e besonte Meghan-in.

Kjo e fundit dërgoi një ankesë me shkrim në adresën e televizionit dhe Morgan u shkarkua.

Kolegu i tij bashkëprezantues i programit e cilësoi të gabuar sjelljen e Morgan duke thënë se: Nuk mund të dyshosh tek fjalët e një gruaje që thotë se ka tentuar vetëvrasjen gjatë shtatzënisë për shkak të sulmeve mediatike e që ndihma psikologjike i është mohuar.

Morgan nga ana tjetër kërkon të dijë se cili mbretëror ia ndaloi ndihmën Meghan-it.

“Dua ta di kush janë ata që i ndalojnë ndihmën një gruaje shtatzënë dhe që janë racist e nuk i japin titull një fëmije për shkak të dyshimeve mbi ngjyrën e lëkurës. Dua ta di sepse unë paguaj taksa për jetesën e familjes mbretërore”, ka thënë Morgan që nuk heq dorë. Nuk e beson rrëfimin e çiftit.

*Artikulli i Metro u përshtat në shqip nga Tiranapost.al