Showbiz

Gemma Collins rrëfen ngjarjen tronditëse që i ndodhi gjatë karantinës

Gemma Collins rrëfen ngjarjen tronditëse që i ndodhi gjatë

Biznesmenia dhe personaliteti i njohur në botën e televizionit në Britani ka rrëfyer për herë të parë një histori të dhimbshme që përjetoi gjatë karantinës për shkak të koronavirusit. Ylli i Towie Gemma Colins ka treguar se vuante nga sindroma Polycistic Ovary,  dhe fatkeqësisht kishte abortuar fëmijën gjatë kohës së izolimit.

Në Intervistën për mediat britanike, 39 vjeçarja tregoi: Nuk është e lehtë për mua të mbetesh shtatzënë dhe të lindësh shëndoshë, pësova një abort shumë të trishtë gjatë periudhës së bllokimit.Kam vuajtur nga kjo sindromë në 10 vitet e fundit. Fillova të shtoja peshë që në moshën 28 vjeçe nga kjo sindromë.

Gemma Collins rrëfen ngjarjen tronditëse që i ndodhi gjatë

Gemma nuk dha detaje të tjera se kush ishte babai apo gjinia e foshnjës por tregoi se nëse në pamje dukej e qeshur në fakt ka kaluar shumë dhimbje:

 ‘Pas buzëqeshjeve ka pasur shumë dhimbje. Kam kaluar një abort shumë të vështirë për shkak të PCOS, kalova një periudhë të rëndë. Kur vuan nga PCOS, është diçka që mund të ndodhë. Pas dhimbjeve të tmerrshme shkova në spital’.

Megjithatë Gemma nuk dorëzohet. Nëse nuk mundet të lindë vetë ka në plan të birësojë një fëmijë.