Showbiz

George Clooney: Përjetova ngacmime seksuale në fillim të karrierës

George Clooney: Përjetova ngacmime seksuale në fillim të

Në një intervistë për “Washington Post” aktori George Clooney ka rrëfyer momentet e vështira në fillim të karrierës së tij.

“Sinqerisht u objektivizova. Më kujtohet gjatë skenave të “Roseanne” që u transmetua nga viti 1988 deri në 1998, nëse do të ulesha për të marrë diçka ata do të më gjuanin në të pasmet”, rrëfeu ai.

Rritja e tij profesionale erdhi pas filmit “Good Night, and Good Luck” në 2005. Filmi mori çmimin Osella për skenarin më të mirë dhe çmimin Volpi për interpretimin më të mirë mashkullor në Festivalin e Filmit në Venecia. Gjithashtu, u nominua për gjashtë çmime Oscar.

Teksa foli për të ardhmen e tij në kinematografi, aktori tha se tani preferon të kalojë më shumë kohë me gruan e tij Amal dhe fëmijët e tij.