Showbiz

Gillian Anderson: Ja pse seksi është ende tabu

Gillian Anderson: Ja pse seksi është ende tabu

Gillian Anderson në një video të shkurtër, shkëputur nga një intervistë tregon mendimin e saj pse seksi është ende tabu.

Sipas saj, problemi qëndron tek mungesa e edukimin mbi kënaqësinë.


“Seksi dhe fantazitë seksuale janë ende tabu edhe pse kemi filma të tillë si “Sex Education”, “Euphoria” apo “50 hijet e Greit” dhe filma të tjerë erotikë që janë aktualisht në Festivalin e Venecias.

Më duhet të flas edhe për industrinë multi miliarda dollarëshe të pornos.

I kemi përpara fytyrës në ekrane të televizorit, telefonit gjatë gjithë kohës dhe ende njerëzit ndihen jo rehat për gjithçka që u shkon në mendje.

Sepse është ende tabu dhe ne nuk flasim rreth kësaj gjëje.

Se kënaqësia nuk është parë e nevojshme të mësohet në shkolla.

Nuk është pjesë e edukimit seksual.

Definitisht jo në Mbretërinë e Bashkuar dhe jam e sigurt që as në Amerikë dhe nëse nuk flitet në këto, atëherë ku mund…?

Dhe pjesa më e madhe e edukimit seksual që dini është ajo më elementarja dhe teknikja”, thotë Anderson.