Gjilpëra e dobësimit të Hollivudit dhe deklarata e Amy Schumer për eksperiencën e saj
E Shtunë 10 Qershor 2023, 08:57
TiranaPost
Aktorja Amy Schumer ka lëshuar kritika në lidhje me përdorimin e gjilpërës së dobësimit Ozempic, e cila është bërë trendi më i fundit i humbjes së peshës në Hollyëood. “Të gjithë kanë gënjyer. Mos vazhdoni më! Ju lutem bëhuni real” tha ajo.
42-vjeçarja pranoi se edhe ajo injektoi Ozempic rreth një vit më parë. Por aktorja tha se pasi e provoi nuk ishte më në gjendje as për të kaluar kohë me djalin 4-vjeçar dhe bashkëshortin e saj.
“Unë isha një nga ata njerëz që ndihesha shumë e sëmurë dhe nuk mund të luaja me djalin tim,” kujton ajo. “Isha aq e dobët dhe kur im bir më gjuan një top ... [nuk mundem].”