Showbiz

Gjithçka ka një fillim dhe një fund! Dojna Memën nuk do e shihni më në emisionin e saj

Gjithçka ka një fillim dhe një fund! Dojna Memën nuk do e

Nuk do të jetë më as moderatore dhe as autore e Pop Culture në Top Channel. Dojna Mema, personazhin e dashur nga të rinjtë nuk do ta shihni më në emision dhe lajmin e ka bërë vetë me dije përmes intervistës me ndjekësit e saj në Instagram por duke mos treguar arsyet. Dojna Mema shkruan se ka qenë një program që e ka dashur shumë, por gjithçka ka një fillim dhe një fund!

‘Jo, nuk do jem më autore dhe moderatore e ‘Pop Culture’ meqenëse është një pyetje në dy. Ka qenë një program që e kam dashur shumë dhe uroj të kem përcjellë të njëjtën gjë edhe tek ju. Gjithçka ka një fillim dhe një fund. E rëndësishme është t’i bëjmë gjërat me vërtetësi dhe dëshirë. Ju përqafoj’, shprehet Dojna.

Gjithçka ka një fillim dhe një fund! Dojna Memën nuk do e

Në pyetjen e radhës se çfarë në pozicioni do të shihet tani, Dojna duke mos treguar nëse do jetë më në Top Channel thotë duke qeshur: Vetëm lart!

Gjithçka ka një fillim dhe një fund! Dojna Memën nuk do e