Showbiz

Gjyqtari amerikan vë në lojë Princin Harry, Boris Johnson dhe këdo që ka komentuar ligjin kundër abortit

Gjyqtari amerikan vë në lojë Princin Harry, Boris Johnson dhe

Princi Harry është vënë në lojë nga një gjykatës i Gjykatës së Lartë të SHBA-së pasi ka futur hundët në punët e Amerikës.

Harry doli kundër vendimit të Gjykatës Supreme për të rrëzuar ligjin Roe kundër Ëade dhe madje e krahasoi këtë vendim me pushtimin rus në Ukrainë.

“Nga lufta e tmerrshme në Ukrainë deri te kthimi prapa i të drejtave kushtetuese në SHBA, ne jemi dëshmitarë të një sulmi global ndaj demokracisë dhe lirisë, thelbit të jetës së Mandelës”, tha Harry.

Gjatë fjalimit në Romë, gjyqtari Samuel Alito veçoi Princin Harry së bashku me Boris Johnson, Justin Trudeau dhe Emmanuel Macron për kritikat që kanë bërë publikisht.

“Ajo që më lëndoi vërtet, ajo që më vrau fare ishte kur Duka i Sussex-it iu drejtua Kombeve të Bashkuara duke e krahasuar vendimin me sulmin rus në Ukrainë”, tha gjyqtari, kurse për Boris Johnson tha se e mori atë që meritonte, duke iu referuar largimit nga detyra.

Kurse për Trudeau dhe Macron tha: Kurse këta janë ende në zyrë.