Greta Gerwig regjisorja e parë femër që ka tejkaluar 1 miliard dollarë me suksesin e Barbie

E Hënë 7 Gusht 2023, 17:16
TiranaPost
Greta Gerwig po bën histori!
Tre javë pas debutimit të saj në kinema, Barbie ka tejkaluar 1 miliard dollarë në arkë, duke e bërë Gerwig regjisoren e parë femër që ka arritur këtë moment historik.
Në një deklaratë, Warner Bros tha se filmi ka marrë 459 milionë dollarë nga kinematë në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe 572.1 milionë dollarë në vende të tjera që kur u shfaq në kinema, në total 1,0315 miliardë dollarë.
Shifra u konfirmua nga firma analitike mediatike Comscore. “Barbillion ka hedhur poshtë edhe parashikimet tona më optimiste,” thuhet në një deklaratë të Jeff Goldstein dhe Andrew Cripps.