Gruaja e Bob Saget: E vërteta e hidhur e të qenit e ve, për të cilën askush nuk flet
Në fillim të kësaj jave, Kelly Rizzo, e veja e komedianit të ndjerë Bob Saget, iu përgjigj ashpër kritikave për jetën e saj private.
Saget vdiq në janar 2022 nga një dëmtim aksidental në kokë dhe në shkurt të këtij viti, Rizzo zbuloi se del me aktorin e 'Clueless' Breckin Meyer. Ajo tregoi se ka edhe bekimin e vajzave për këtë lidhje.
“Do të filloj duke thënë nëse nuk jeni i ve apo e ve, nuk keni absolutisht asnjë të drejtë të komentoni për këtë sepse nuk e dini se si është. Thjesht nuk mund t`i kuptosh mendimet dhe ndjenjat tepër komplekse, të vështira dhe dinamike që lindin gjatë gjithë këtij procesi. Në një moment, kur ju shkon në mendje të mendoni të filloni sërish të njiheni me dikë, thjesht duke pasur këto mendime, ju ndiheni në faj”, tha ajo.
Mes komenteve, janë ata që i thonë se njohja e re erdhi shumë e shpejtë.
Sipas saj, kur je një grua që ke humbur bashkëshortin dhe po përpiqesh të rikrijosh një lidhje, gjykohesh shumë. Po kur je burrë dhe bën të njëjtën gjë, zgjedhja jote simpatizohet nga të tjerët.
Po kur është koha e duhur?
Ekspertët thonë se realisht nuk ka një kohë të duhur për takime pas humbjes së partnerit; faktori i gatishmërisë ndryshon ndjeshëm nga personi në person.
Por ideja e vjetër se një grua e ve duhet të mbajë një periudhë zie zyrtare është ende në fuqi.
Dikush mund të thotë: Oh, unë kurrë nuk do të njihesha kaq shpejt me dikë pas humbjes së bashkëshortit. Në realitet, askush nuk e di se si do të reagonte në situata të tilla.
Të vejat e ditëve moderne përballen ende me pritshmëritë e vjetra.