Showbiz

Gruaja e Larry King rrëfen momentet e fundit me të dhe detajet e ceremonisë së varrimit

Gruaja e Larry King rrëfen momentet e fundit me të dhe detajet e

Gruaja e Larry King, Shawn King, është rrëfyer për herë të parë mbi humbjen e burrit të saj, legjendës së TV. Larry ishte 87-vjeç dhe javët e fundit ishte testuar dhe kishte dalë pozitiv ndaj Covid.

King tha se është ende duke përtypur vdekjen e tij dhe tregoi se gjithçka ndodhi shumë shpejt.

"Ne e shtrimë të pushonte atë mëngjes. Ndodhi aq shpejt sa nuk patëm kohë ta përpunonim vdekjen e tij”, tha ajo.

“Ende jemi në këtë proces, edhe djemtë, gjithë familja”, shtoi.

Gruaja e Larry King rrëfen momentet e fundit me të dhe detajet e

Djemtë e tyre 20 dhe 21 vjeç, Chance dhe Cannon ishin përkrah babait të tyre deri në fund.

Shawn tregoi se në shenjë nderimi, gjithë të pranishmit në ceremoninë mortore kishin veshur bluza me nënshkrimin e tij.

“Ishte kaq ceremoni e dashur, e veçantë, thjesht perfekte. Ishte vetëm familja. Pa shoëbiz”, tha Shawn.