Showbiz

Gruaja e Will Smith pranon që fjeti me dikë tjetër ndërkohë që ishte e martuar dhe shpjegon përse e bëri

Gruaja e Will Smith pranon që fjeti me dikë tjetër

Jada Smith e ka pranuar se ka fjetur me 27-vjeçarin August Alsina në një rrëfim përballë burrit të saj. Ajo dhe Alsina ishin për katër vite miq dhe në atë periudhë kishte probleme në martesën e saj me Will.

Gruaja e Will Smith pranon që fjeti me dikë tjetër

“Kishim momente të vështira dhe pothuajse ishim të ndarë”, ka thënë Jada.

Deklarata e saj vjen pas fjalëve të August që tha se vetë Will i kishte dhënë bekimin për të fjetur me gruan e tij.

Sipas Jada-s gjithçka nisi për të ndihmuar August për shkak të disa probleme të tij me shëndetin mendor.

“Familja jonë e afroi për ta ndihmuar për shëndetin e tij”, thotë Jada.

Ajo sigurisht nuk e pranoi që Will i ka dhënë bekimin për të pasur një marrëdhënie seksuale jashtëmartesore.

“Njeriu i vetëm që dha leje për këtë gjë, jam unë”, tha Jada.

“Unë doja thjesht të ndihesha mirë. Kishte kohë që s`isha ndjerë mirë dhe ishte gëzim i madh të ndihmoja dikë të shërohej”, tha në fund Jada.

*Burimi Daily Mail