Gwyneth e hedh në votë: T'i zbulojë apo t'i fshehë thinjat

E Hënë 11 Shtator 2023, 18:45
TiranaPost
T’i zbuloj thinjat, apo t’i fsheh ato - kjo është pyetja që po bën Gwyneth Paltrow.
Aktorja 50-vjeçare hyri në Instagram dhe ndau një sondazh, nëse ajo duhet të lërë të rriten fijet e saj natyrale të argjendta apo "të qëndrojë me flokët e saj të lyera bjonde".
Paltrow ndau sondazhin pasi një fans e pyeti: "A po dalin thinja në flokët tuaj natyralë? Të cilët janë të bukur meqë ra fjala.
Gwyneth i tha British Vogue në korrik se po "përqafon plakjen" dhe aktorja duket se i ka qëndruar besnike fjalës së saj.