Gwyneth Paltrow nxjerr në Airbnb shtëpinë e saj, falas

E Premte 4 Gusht 2023, 09:54
TiranaPost
Kush dëshiron të flejë një natë në shtëpinë e Gwyneth Paltrow?
Aktorja e ka vendosur shtëpinë që ka në Kaliforni,, në Airbnb. Nga data 15 gusht dhe deri në 9 shtator mund të rezervosh falas.
"Shtëpia në Kaliforni është vendi ku unë vij dhe relaksohem. Është vendi ku vij dhe gjej frymëzimin që më duhet për punën time me Goop", shkruhet në njoftim.
"Kështu shpresoj që edhe miqtë që do vijnë, të gjejnë të njëjtin relaks si unë", vijon më tej.
Shtëpia është e madhe, por në dispozicion do të jetë një pjesë e saj së bashku me pishinën.
Në naten e qëndrimit do të ofrohet trajtimi në spa dhe produktet e Goop, kompanisë që Gwyneth zotëron.