Showbiz

Gwyneth poston foton e vajzës për 16 vjetor: Duken si dy pika uji

Gwyneth poston foton e vajzës për 16 vjetor: Duken si dy pika uji

Aktorja 47 vjeçare Gwyneth Paltrow ka postuar si rrallëherë një foto të vajzës së saj Apple me rastin e 16-vjetorit dhe fansat u habitën se sa shumë ishte rritur dhe kishte marrë nga e ëma, madje shkruajnë se duken si dy pika uji.

Gwyneth poston foton e vajzës për 16 vjetor: Duken si dy pika uji

47 vjeçarja zbuloi fotot e Apple ku shihet e ulur ne divan më një fustan me dizajn lulesh. Me të njëjtët flokë bjondë dhe sy ngjyrë blu, për Apple nuk ka më kureshtje se si do duket në moshën e nënës së saj.

Gwyneth poston foton e vajzës për 16 vjetor: Duken si dy pika uji

Aktorja e famshme amerikane i ka dedikuar dhe disa fjalë vajzës. Mes të tjerash ajo shkruan: Nuk mund ta besoj që po i shkruaj këto fjalë, por … 16 vjetor të lumtur vajza ime e dashur. Ti je drita e zemrës sime, je gëzim, je inteligjente dhe me sens të paparë humori. Kaloj kohën më të bukur së qënuri nëna jote. Je një vajzë e re e bukur e sjellshme. I dua bisedat tona në mbrëmje, kur më tregon ato që ke në mëndje. Punon shumë për të marrë dhe për të arrirë atë që dëshiron… Më vjen keq që ditëlindja jote është paksa ndryshe në këto rrethana, por siç bën gjithmonë, e gjen anën e mirë të çdo gjëje.

Gwyneth poston foton e vajzës për 16 vjetor: Duken si dy pika uji

Apple është fëmija më i madh i Gwyneth dhe ish-burrit të aktores, Chris Martin.