Showbiz

Halle Berry do t’i paguajë 8,000 dollarë në muaj ish-bashkëshortit të saj pasi ai fitoi kujdestarinë e fëmijës

Halle Berry do t’i paguajë 8,000 dollarë në muaj

Marrëveshja për divorcin e Halle Berry nga Olivier Martinez është finalizuar pas pothuajse tetë vitesh.

Dyshja, të cilët janë prindër të djalit Maceo, 9 vjeç, firmosën marrëveshjen e divorcit dhe kujdestarisë.

Sipas People, Berry pranoi t'i paguajë Martinezit 8,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët. Ajo gjithashtu do t'i paguajë atij "4.3% të çdo të ardhure që merr mbi 2,000,000 dollarë" si mbështetje shtesë.

Berry do të përballojë gjithashtu kostot e shkollimit të shkollës private të djalit të saj, si dhe çdo aktiviteti jashtëshkollor

Fituesja e çmimit Oscar dhe aktori fillimisht bënë kërkesë për divorc në tetor të 2015 pas dy vitesh martesë.