Showbiz

Harry dhe Meghan bëjnë marrëveshje të fshehtë për rezidencën në Britani, pa e ditur Mbretëresha

Harry dhe Meghan bëjnë marrëveshje të fshehtë për

Princi Harry dhe Meghan Markle i kanë dorëzuar çelësat e shtëpisë private në Britani, princeshës Eugenie dhe burrit të saj, por pa u këshilluar apo konsultuar me mbretëreshën.

Eugenie dhe Jack Brooksbank u zhvendosën dy javë më parë në Frogmore Cottage, pronën e Crown Estate pak më shumë se gjysmë milje larg nga Kalaja Windsor dhe nuk dihet se çfarë do ndodhë me pagesën e qirasë. Vila gjeorgjiane mbetet rezidenca zyrtare e Dukës dhe Dukeshës së Sussex, por vajza 30-vjeçare e Princit Andrew së shpejti mund ta quajë atë përgjithmonë shtëpinë e saj, ndërsa pret të sjellë në jetë foshnjën në fillim të vitit të ri.

Harry dhe Meghan bëjnë marrëveshje të fshehtë për

Një person nga brenda familjes mbretërore ka treguar për 'The Sun' se çifti i moshuar mbretëror u nervozua fillimisht nga kjo ide e Meghan dhe Harry.

‘Padyshim që Mbretëreshës iu tha pasi çiftet kishin folur për planin. Kjo ishte një marrëveshje e bërë midis Harry, Meghan, Eugenie dhe Jack. Ekziston një lidhje e ngushtë midis tyre'.

Lajmi vjen pasi çifti Meghan Harry njoftuan se nuk do e mbanin më shtëpinë mbetërore dhe se do vazhdonin të jetonin në Kaliforni, duke nënkuptuar se nuk duan asgjë nga familja e Harryt.

Eugenie dhe Brooksbank të cilët u martuan në tetor 2018 thuhet se janë të kënaqur me shtëpinë e tyre të re. Ata jetuan më parë në Ivy Cottage, në tokat e Pallatit Kensington.

Zyrtarë nga Pallati Buckingham kanë refuzuar të komentojnë nëse Eugenie dhe burri i saj do të paguajnë qira për pronën, ose se sa do të zgjasë marrëveshja e fshehtë.

Një zëdhënës u ka thënë më herët gazetarëve: ‘Frogmore Cottage është rezidenca e Dukës dhe Dukeshës së Sussex dhe si e tillë çdo rregullim është çështje e tyre.’