Showbiz

Harry dhe Meghan do duhet të fusin 'duart në xhep' për të paguar truprojat e sigurisë

Harry dhe Meghan do duhet të fusin 'duart në xhep' për

Pas zhvendosjes së tyre në Los Angeles, Meghan dhe Harry duhet të mbulojnë vetë të gjitha shpenzimet. Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nuk do të ketë mbështetje monetare nga shteti amerikan për to.

Por në një kohë kur të dy nuk janë më Princi dhe Dukesha dhe siç deshën vetë të mos trajtohen si të tillë, si do të paguajnë për të mbrojtur jetën e tyre?

Javën që kaloi çifti mohoi të ketë kërkuar mbështetje financiare nga shteti amerikan dhe nga familja mbretërore në Britani, duke thënë se ishin në gjendje të përballojnë shpenzimet e tyre privatisht dhe pa u financuar nga askush.

Kjo çështje po zien në rrjet dhe pyetja që shtrohet është: Sa lekë duhen për sigurinë e tyre?

Familja mbretërore nuk ka treguar asnjëherë kostot, por thuhet se kushton 100 milionë paund në vit për të mbajtur të sigurtë jetët e tyre. Tarifa për Meghan dhe Harryt shkon në 20 milion paund, dhe ata kanë konfirmuar se do paguajnë truprojat përmes një fondi privat të tyrin.

Këtë shumë e ka konfirmuar edhe ish truproja e Princeshës Diana, Ken Wharfe.

Në kohën kur Meghan dhe Harry jetonin në familjen mbretërore, siguria e tyre financohej nga taksat e popullit britanik, njëjtë si për gjithë anëtarët e tjerë.

Zyrtarisht Meghan dhe Harry do të jenë pavarur nga familja mbretërore dhe financiarisht nga dita e nesërme.