Showbiz

Harry Styles fiton çmimin e Albumit të vitit dhe tregon pse ka kaq shumë rëndësi për të

Harry Styles fiton çmimin e Albumit të vitit dhe tregon pse ka kaq

Harry Styles fitoi trofeun për “Abumin e vitit” në ndarjen e çmimeve Grammy për albumin e tij hit të vitit 2022 "Harry's House".

"Unë kam qenë shumë i frymëzuar nga çdo artist në këtë kategori, në periudha të ndryshme të jetës sime," tha Styles teksa mori çmimin e tij. "Unë mendoj se sonte është shumë e rëndësishme për ne të kujtojmë se nuk ka gjë më të bukur se muzika”. Styles shtoi: “Kjo nuk u ndodh shumë shpesh njerëzve si unë dhe është kaq e bukur."

"Harry's House", është albumi i tretë i këngëtarit. Hiti i tij "As It Was", qëndroi në vendin e parë në top lista për 15 javë rresht.