Showbiz

Heidi Klum po mendon të sjellë në jetë një fëmijë në moshën 50-vjeçare

Heidi Klum po mendon të sjellë në jetë një

Supermodelja Heidi Klum dhe bashkëshorti i saj, muzikanti Tom Kaulitz, janë martuar prej gati 4 vitesh. Çdo ditë e më shumë dëshmojnë se një hendek 16-vjeçar në moshë nuk e pengon një dashuri të çelë dhe të lulëzojë.

Heidi Klum po mendon të sjellë në jetë një

Madje edhe në moshën 49-vjeçare, Klum nuk e përjashton idenë e zgjerimit të familjes së saj me Kaulitz-in, duke bërë së bashku fëmijën e tyre të parë.

Në emisionin Jennifer Hudson, Klum u pyet nëse mendonte të kishte një fëmijë përsëri.

Heidi Klum po mendon të sjellë në jetë një

Supermodelja e lindi fëmijën e saj të parë, Leni, me një ish të dashur në moshën 30-vjeçare. Një vit më pas, Klum mbeti shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me ish-bashkëshortin, Seal, një këngëtar. Pasuan 2 fëmijë të tjerë, duke e bërë Klum-in nënë e 4 fëmijëve të moshave 18, 17, 16 dhe 13 vjeç.

Heidi Klum po mendon të sjellë në jetë një

Duke folur për mëmësinë, supermodelja tha: “E kam bërë 4 herë. Dhe kam dhënë gji 8 muaj çdo herë, dhe pastaj kam mbetur përsëri shtatzënë...''

Megjithatë, duket se ajo është ende e gatshme të nisë një udhëtim të ri shtatzënie me bashkëshortin e saj Kaulitz: “Tani kam pritur një kohë të gjatë, kështu që ndoshta po, do ta bëj një fëmijë”, tha ajo.