Showbiz

Herion Mustafaraj rrëfen lidhjen e re me vajzën që e njohu 30 vjet më parë

Herion Mustafaraj rrëfen lidhjen e re me vajzën që e njohu 30

Aktori ka rrëfyer në emisionin e Rudina Magjistarit së është në një lidhje dashurie me një mikeshën e tij, që e ka pasur shoqe klase në shkollë të mesme.

Herion Mustafaraj ka treguar se si u takuan pas 30 vitesh dhe gjëtën sërish njëri tjetrin dhe dashurinë e pa konsumuar në kohën e gjimnazit.

Herion Mustafaraj rrëfen lidhjen e re me vajzën që e njohu 30

Unë, që kur kam ardhur në Shqipëri, domethënë pak më vonë u lidha me një mikeshën time, që kemi qenë miq, shokë klase në shkollë të mesme, kemi bërë Liceun Artistik bashkë. U takuam pas 30-vjetësh dhe e gjetëm përsëri njëri-tjetrin, edhe atë dashuri të pa konsumuar atëherë në atë kohë. Ka pasur një simpati, por asnjë gjë e konkluduar në atë kohë, por jeta erdhi në format e veta. Kemi gjetur njëri-tjetrin dhe është një ndjenjë shumë e veçantë dhe, si të thuash, edhe të kthen mbrapsht në atë personalitetin tënd, kur ke qenë i pamanipuluar nga shoqëria dhe mundohet njeriu të jetojë atë jetë dhe ato ndjenja.

Në këtë lidhje të re, Herioni thotë se ndihet i plotësuar:

Ndihem i plotësuar, i sigurt, ka shumë gjëra, i bezdisur, se të gjitha bashkë vijnë ato.