Historia e Kate Winslet, aktorja që rrëzoi pritshmëritë e Hollivudit
Kur dëgjojmë për Kate Winslet, mendja e lidh zakonisht emrin e saj me filmin “Titaniku”. Po ajo numëron shumë role e për të ka më shumë për të folur sot në ditëlindjen e saj.
Ylli që shkëlqen me dritën e vet
Ajo është bërë një referencë në botën e aktrimit, si në televizion ashtu edhe në film dhe teatër. Ka fituar çmime të shumta, duke përfshirë një Oscar. Personaliteti i saj artistik saj e ka lejuar të luajë si në dramë, si një komedi ashtu edhe në romancë.
Fuqia e madhe për të mbrojtur atë që është e jotja
Kate ka përbërë shumë herë lajm për mënyrën sesi e mbron trupin e saj, mënyrën sesi duket.
E pathyeshme që nga fëmijëria
Në 2017-ën Kate tregoi sesi në fëmijëri bashkëmoshatarët e kishin tallur për shkak të peshës së saj dhe kur kishte thënë që donte të bëhej aktore e kishin mbyllur në një dollap dhe qeshnin me të.
“Nuk u izolova apo nuk u largova. I shpërfilla komentet negative. Kam besuar tek vetja. Zgjodha të ngrihesha mbi gjithçka dhe më duhej të punoja shumë. Duhet të jesh i pathyeshëm për të bërë atë që do dhe për të besuar se ia vlen. Kjo është pjesa më e vështirë për të gjithë”, tha Kate.
Pa trupin perfekt, ju duhet vetëm të besoni tek vetja
Pavarësisht se nuk kishte 'trupin perfekt' sipas standardeve të Hollivudit, ia doli mbanë.
Si e mori rolin e jetës?
“Një ditë të bukur, më caktuan rolin e Rose. Kandidatja më e pamundshme, Kate e sanduiçëve, duke luajtur në një nga filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë! Mund të vish nga kudo dhe të bësh gjithçka, thjesht duhet ta besosh. Mund ta kapërceni frikën tuaj.”
Ajo i pëlqen shenjat që lë koha në fytyrën e saj
Këtu mjafton të kujtojmë rolin e saj si Mare e Easttown. Nuk pranoi të hiqte me fotoshop as rrudhat dhe as barkun.
Ambasadore e bukurisë mbretërore
Në 2021, ajo u bë një ambasadore globale për L'Oréal Paris. Sipas fjalëve të presidentes globale të markës.
Një model i mirë për vajzën e saj
Mia, vajza e saj ka hyrë gjithashtu në botën e aktrimit, por mbetet po kaq e thjeshtë sa nëna e saj.