Hitet me tekstet më kot m'i dëgjojnë më shumë se këngët e mira. Noizy e di dhe e dha edhe shpjegimin
Një artist në majën e karrierës do të ishte domosdoshmërisht edhe i sulmuar herë pas here. Për shkak të ndikimit të fuqishëm që ka mbi të rinjtë që betohen për të edhe pritshmëritë e prindërve të tyre shpeshherë presin këngë me mesazhe prej tij.
Noizy, me një sinqeritet të admirueshëm tregon në ZëmeMirënPodcast se ka krijuar nga të gjitha llojet. Këngë me mesazhe, por të paklikuara, të padëshiruara dhe këngë pa asnjë kuptim, me tekstet kot, siç vetë i quan, por që pëlqehen.
"A më beson që këngët e mia që i kam hit, që janë hite verore, janë këngët më pak që unë kam qejf personalisht. Teksti është kot. Nuk ka asnjëlloj përmbajtje. E kam bërë unë. Është pa lidhje. Nuk ka asnjë mesazh. Nuk ka domethënie. Janë ca rima koti. Po është ajo që do ta dëgjojë tjetri në klub. Është ajo që tjetri ta dëgjojë kur është duke pirë alkool. Është ajo ku unë punoj, ku marr më së shumti të ardhura tek klubi. Duhet t`i hedh zjarr asaj. Domosdoshmërisht prindi e dëgjon nga shtëpia. Se është rehat, është në shtëpi. Nuk e kupton që unë s`mund të shkoj në disko dhe të flas për tema sociale. Është disko dhe unë aty i kam të ardhurat më shumë. Aty e kam punën më shumë. Detyrohemi bëjmë këngë që unë personalisht nuk i kam qejf, por kjo është bota", tha Noizy.
Rrëfimin e plotë e gjeni në YouTube