Showbiz

I dashuri e përkëdhel në shqip Rita Orën

I dashuri e përkëdhel në shqip Rita Orën

Taika Waititi mund të jetë nga Zelanda e Re, por të dashurën e tij, Rita Ora, e përkëdhel në gjuhën e saj. Në një postim ku shfaq krenarinë mbi punën e saj me një klip, Taika e quan “zog”.

I dashuri e përkëdhel në shqip Rita Orën

Rita dhe regjisori Taika janë njohur bashkë në Australi ku Rita është pjesë e jurisë së The Voice. Të dy bashkë janë shfaqur në disa foto paparacësh. Kurse daljen e parë publike si çift, e patën në Met Gala, këtë vit.

Rita nuk ka dhënë shumë detaje për këtë histori dashurie, por vetëm ka treguar se është shumë e lumtur.