Showbiz

I dashuri i Angelina Jolie ishte në Festivalin e Filmit në Londër vetëm për të

I dashuri i Angelina Jolie ishte në Festivalin e Filmit në Londër

Angelina Jolie u mbështet nga i dashuri i saj i shumëpërfolur Akala në premierën e filmit "Maria" në Festivalin e 68-të të Filmit BFI në Londër, në The Royal Festival Hall.

I dashuri i Angelina Jolie ishte në Festivalin e Filmit në Londër

Thashethemet për një lidhje mes aktores 49-vjeçare dhe reperit britanik, 40 vjeç, u nxitën kur ata u panë duke dalë nga hoteli ku Jolie qëndronte gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia, në gusht.

I dashuri i Angelina Jolie ishte në Festivalin e Filmit në Londër

Angelina është parë disa herë në publik me Akalan. Burime pranë tyre thonë se ata janë thjesht miq.

Edhe dje, thuhet se Akala ishte aty vetëm për të mbështetur Angelina Jolien, megjithëse u treguan të kujdesshëm për të mos u fotografuar bashkë.