I nisën dhimbjet e lindjes në koncertin e Pink, kjo grua i vë djalit emrin e veçantë

Angela Mercer, e cila ishte 31 javë shtatzënë, sapo ishte vendosur në vendin e saj në Fenëay Park në Boston. Shkoi me nënën dhe kunatën në koncertin që Pink do të mbante dhe atje i filluan dhimbjet e lindjes.
Telefonoi mjekun që i tha se nuk ishin kontraksione të zakonshme, por dhimbje të një lindje të parakohshme.
Me ndihmën e nënës dhe kunatës së saj, Mercer doli në rrugë për të gjetur një taksi, por asnjë nuk ishte në dispozicion. Njoftuan më pas ambulancën. Një ditë më vonë ajo solli në jetë djalin e saj.
Për emrin zgjodhin Aycen Hart. Pra mbiemrin e Pink, ia përshtati djalit.
Angela, fanse e zjarrtë e humbi performancën live të Pink, por me siguri do të jetë në një turne tjetër, kur edhe djali të jetë rritur pak.
Vetë Pink kur i arriti lajmi në vesh, shkruajti në rrjete sociale: Sa e lezetshme. Urime!