Showbiz

Çifti i njohur i telenovelave meksikane konfirmojnë ndarjen pas 20 vitesh!

Çifti i njohur i telenovelave meksikane konfirmojnë ndarjen pas 20

Aktorja Elizabeth Gutierrez, përmes lotësh ka konfirmuar ndarjen nga William Levy.

Aktorja tha se ka rrezikuar gjithçka për marrëdhënien e saj me aktorin kubanez, me të cilin ishte në një lidhje prej dy dekadash, e tani ata janë ndarë.

“Aktualisht nuk jemi bashkë. Nga ana ime, nuk ka qenë kurrë për mungesë dashurie, thjesht mendoj se nuk jam e njëjta vajzë që isha 20 vjet më parë, vajza që njohu ai. Do ta dua gjithmonë, do t’i uroj gjithmonë më të mirat dhe siç e kam thënë gjithmonë, është me mua apo jo, dua ta shoh të lumtur”.