Showbiz

Çifti i njohur shqiptar anulon dasmën dhe ndahet 6 muaj pas propozimit romantik, që u bë në TV

Çifti i njohur shqiptar anulon dasmën dhe ndahet 6 muaj pas

Rreth 6 muaj më parë pamë një nga propozimet e rralla për martesë që u bë në televizion: moderatori Ardit Roshi i propozoi partneres së tij Blerina Bajko në emisionin “Këndo Këngën Time”.

Tani mësohet se Arditi dhe vajza e aktorit Agim Bajko e kanë prishur fejesën dhe kanë anuluar dasmën, pasi janë ndarë. Lajmi publikohet nga revista “Story”, e cila nuk jep më tej detaje për arsyet e këtij vendimi.

Çifti mësohet se ka hequr fotot që kishin bashkë në rrjetet sociale dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin.

Çifti i njohur shqiptar anulon dasmën dhe ndahet 6 muaj pas

“Në këtë rrugëtim të gjatë profesional, mbas kamerave më ka shoqëruar gjithmonë dikush. Është një vajzë që si ju në shtëpi, ka qeshur, ka kënduar, është shqetësuar dhe është gëzuar më këtë program. Blerina…eja të lutem. Unë jam njeri shumë privat, mirëserdhe, por këtë moment dua ta ndaj me ju. Do të përpiqem të të bëj vajzën më të lumtur në botë”, tha gjatë propozimit Arditi.

Çifti tregoi në atë kohë se u njohën nga një grup i përbashkët shoqëror.