Showbiz

Sondazh/ Në Itali plas debati pas rastit të Alba Parietti-t: A duhet të dënohet fotoshopi?

Sondazh/ Në Itali plas debati pas rastit të Alba Parietti-t: A duhet

Gjithçka nisi nga një shkrim i Revistës Oggi që kishte publikuar dy foto të Alba Parietti-t, një shkrepur nga paparaci në plazh dhe një foto Instagrami. “Gjeni ndryshimin”, shkruante revista.

Sondazh/ Në Itali plas debati pas rastit të Alba Parietti-t: A duhet

Alba Parietti bën atë që bëjnë shumica e vajzave në Instagram, photoshop dhe zgjatje këmbësh. Në Itali ka plasur debati për të dënuar këto gënjeshtra me trupin online. Ka bërë mirë apo keq?

Aktorja dhe prezantuesja italiane i dedikoi një status të gjatë revistës ku shkruante se do vazhdojë të shfaqet bukur deri në fund të jetës.

A është mashtrim që duhet dënuar edhe me ligje të reja në të ardhmen? A po i dëmton të rinjtë, por edhe të vjetrit bota e rreme virtuale? A ka të drejtë dikush të bëjë një bel që s’e ka me apo, këmbë të gjata, buzë të bukura, dhe të shfaqet siç nuk është?