Showbiz

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate në rrjet

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate

Në një intervistë për Corriere della Sera, Francesco Totti ka vendosur të hakmerret publikisht ndaj ish-gruas së tij për 20 vjet dhe nënë e tre fëmijëve Ilary Blasi.

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate

Mesa duket punët mes tyre janë aq keq sa akuzat janë publike. Komentet e Totit për ish-gruan janë nga të gjitha, nga burrat e shumtë që ajo sipas tij ka frekuentuar, e deri tek pushimet që ia ka paguar ai.

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate

Ilary Blasi ndërkaq ka zgjedhur të mos reagojë ndaj lajmit kryesor rozë të kësaj të diele në të gjitha mediat italiane.

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate

Në intervistën me Corriere della Sera ish-kapiteni i Romës Totti pranon historinë me Noemi Bocchi, një tifoze e Romës. Madje, mediat italiane shkruanin se Noemi ishte me të në Tiranë në finalen e Konferencë Ligës, e më pas u nisën bashkë për në Monte Carlo.

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate

Por, ka një “por”: “Nuk isha unë që tradhtova i pari” – thotë ai.

Intervista e tij ka ngjallur mjaft reagime, të cilat arrijnë deri aty sa ironizojnë avokatin e ish-kapitenit për këshilla të gabuara lidhur me rrugën e zgjedhur prej tij për intervista publike, që për shumë italianë do të kthehen në boomerang.

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate

Historia e dashurisë mes Ilary Blasi dhe Francesco Totti mori fund dy muaj më parë. Çifti u martuan në vitin 2005 në Romë, në një atmosferë të ngrohtë, me një ceremoni luksoze dhe shumë të ftuar VIP.

“Pas njëzet vitesh bashkë dhe tre fëmijëve të mrekullueshëm, martesa ime me Franceskon ka përfunduar. Rruga e ndarjes megjithatë do të mbetet një çështje private dhe nuk do të pasojnë deklarata të mëtejshme nga ana ime”, tha prezantuesja e njohur italiane kur konfirmoi lajmin për mediat.

Intervista e Tottit që sulmon ish-bashkëshorten Ilary Blasi hap debate