Ish-burri paralajmëron Tom Cruise për të dashurën e re: Mbaji hapur sytë dhe portofolin me atë grua
E Shtunë 16 Dhjetor 2023, 14:15
TiranaPost
Tom Cruise ka krijuar një lidhje të re me ish-gruan e një manjati rus të minierave e diamanteve.
Dmitry Tsvwetkov, ish burri i Elsinas ka paralajmëruar aktorin Tom Cruise se çfarë e pret me ish-in e tij.
“Pavarësisht se me këdo që është, Tom Cruise apo dikë tjetër, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se asaj i pëlqejnë gjërat më të bukura dhe ka shije të shtrenjta e luksoze. Kështu që Tom duhet t'i mbajë sytë dhe portofolin hapur”, tha Dmitry.
Megjithatë u shpreh i lumtur për ish-gruan dhe tha se ishte një fans i Tom Cruise.
Më tej vijoi se Elsina në fakt nuk kishte parë asnjë film të Tom, derisa ishin bashkë.
Divorci i tyre ishte një nga më të shtrenjtët e të diskutuarit pasi kishte shumë pasuri dhe sende me vlerë për të ndarë.