Ish gruaja e Kevin Costner kërkon në gjyq 175 mijë dollarë në muaj për fëmijët me pretendimin se luksin e kanë në ADN
Christine, ish gruaja e Kevin Costner qau gjatë seancës dëgjimore për mbështetjen e fëmijëve. Ajo kërkon 49 mijë dollarë më shumë nga sa merr aktualisht me pretendinim se luksi është në 'ADN' e fëmijëve.
Gjatë seancës, avokati i Christine tha se të jetuarit e një jete luksoze është "në ADN-në e tyre në këtë pikë", duke iu referuar tre fëmijëve të ish-çiftit.
Kevin Costner dhe ish gruaja Christine janë në gjykatë për një seancë dëgjimore për mbështetjen e fëmijëve.
Christine kërkon 175,057 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët – një rritje prej 46,000 dollarë më shumë nga 129,000 dollarë që ajo merr aktualisht nga Costner.
Christine ka tre fëmijë me Costner: djemtë Cayden, 16 vjeç, Hayes, 14 dhe vajzën Grace, 13. Ajo bëri kërkesë për divorc pas 18 vitesh martesë më 1 maj dhe që atëherë është larguar nga shtëpia.